All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Solidaritet me gazetarin e lirë, Ilir Babaramo

All - Paragraf - 1

Solidaritet me gazetarin e lirë, Ilir Babaramo

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka reaguar lidhur me largimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, duke e cilësuar këtë akt si një goditje ndaj lirisë së shprehjes në Shqipëri.

All - Paragraf - 3

Në një postim në Facebook, Lela shprehu solidaritet profesional dhe qytetar me Babaramon, i cili sipas tij është pushuar nga drejtuesi i televizionit, Carlo Bolino.

Ai theksoi se çdo largim nga puna i një gazetari për shkak të ushtrimit të profesionit dhe fjalës së lirë përbën një precedent të rrezikshëm.

Ai paralajmëroi se heshtja përballë këtyre situatave mund të kthehet në një problem për vetë gazetarët në të ardhmen, ndërsa kritikoi edhe linjën editoriale të mediave të lidhura me pushtetin.

POSTIMI I PLOTE

Shpreh solidaritet profesional dhe qytetar me gazetarin Ilir Babaramo, të pushuar nga puna nga botuesi Carlo Bolino. Çdo largim nga puna i një gazetari, se po ushtron lirinë e fjalës dhe të profesionit është një goditje kriminale ndaj lirisë së shprehjes në Shqipëri.
Ata që e kanë provuar këtë padrejtësi, e dinë se çfarë është. Ata që heshtin kur kjo i ndodh dikujt tjetër, herat a vonë do ta pësojnë edhe vetë.
ReportTV i Bolinos, një megafon kundër opozitës dhe një parzmore e pushtetit, nuk është më televizion, por një sqoll, ku Rama me të tijtë lajnë dhëmbët, fytyrën dhe këmbët.
P.S. Në foto është Kryeministri Rama duke ikur nga studio e Babaramos se nuk i pëlqyen pyetjet e gazetarit. Besoj kjo shpjegon shumë.

Të fundit