Flash News

E-TJERA

Sondazh: 74% e studentëve kundër vaksinimit të detyrueshëm. Nuk kanë besim te menaxhimi i sistemit hibrid të mësimit

Sondazh: 74% e studentëve kundër vaksinimit të detyrueshëm.

74% e studentëve janë kundër vaksinimit të detyrueshëm. Kjo përqindje e studentëve dëshirojnë që mësimi të zhvillohet tërësisht në auditor. Këto janë gjetjet e një sondazhi të realizuar nga PortaliStudentor.al dhe Bordi Kombëtar i Studentëve.

Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një urdhër që vetëm studentët e vaksinuar do të lejohen të hyjnë në auditor, ndërsa pjesa tjetër do të vijojë mësimin online. Ndërsa pedagogët duhet të jenë të vaksinuar ose të bëjnë tampon çdo javë.

Ndërkohë vetëm 701 studentë ose 31% e tyre janë vaksinuar. Pjesa më e madhe e tyre është vaksinuar me dozat e Pfizer-it.

Sondazhi konsaton se 54% e studentëve janë vaksinuar me imponim. Më shumë se gjysma e studentëve nuk janë të gatshëm ta kryejnë vaksinën për të pasur qasje në auditor.

Sa i përket menazhimit në të njëjtën kohë të mësimit në auditor dhe atij online, 62% e studentëve nuk kanë aspak besim te stafi akademik.

Të fundit