All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Soreca apel partive: Kandidatët të kenë integritet, pres me padurim të shoh listat

Soreca apel partive: Kandidatët të kenë integritet, pres me
All - Paragraf - 1

"Kandidatët për deputet të kenë standarde të larta integriteti". Ky është apeli që bën ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, dy ditë larg afatit të fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve per deputetë në KQZ.

Soreca shtoi më tej se po i pret me padurim listat përfundimtare dhe më pas BE-ja do të bëjë vlerësimin e saj.

All - Paragraf - 3

 “Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht, Pse? Sepse jemi në pikën e nisjes së negociatave dhe parlamenti i ri duhet t’u nënshtrohet reformave në fusha të tilla si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni, dhe për ta bërë këtë duhet të keni standarde të larta integriteti të anëtarëve të parlamentit. E hëna është afati për prezantimin e kandidaturave. Presim me padurim të shohim listën dhe ne sigurisht do të bëjmë vlerësimin tonë.” për News24.

Sa i përket mbajtjes së Konerencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, Soreca, shprehet se ky është një objektiv për muajin qershor, pasi vendet anëtare të monitorojnë edhe procesin zgjedhor të 25 prillit.

“Ky është objektivi ynë, qershori është periudha për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Eshtë e rëndësishme tani që ndërsa Shqipëria vazhdon të bëjë punën që është e nevojshme, edhe gjatë fushatës elektorale, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, vazhdimit të ndërtimit të gjyqësorit, Shtetet Anëtare e shohin këtë angazhim të vazhdueshëm dhe prandaj do të duhet të vendosin dhe shpresojmë që vendimi për qershorin të jetë pozitiv.” tha Soreca

Të fundit