Flash News

E-TJERA

Soreca: BE ka qenë gjithmonë pranë shqiptarëve

Soreca: BE ka qenë gjithmonë pranë shqiptarëve

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter, ka shkruar që BE ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë dhe do vijojë të qëndrojë.

Ndër të tjera, Soreca shprehet se solidariteti është vlera kryesore e uninionit dhe kujton mbështetjen e BE në procesin e rimëkëmbjes pas tërmetit dhe forcimin e sistemit shëndetësor që po përballet me pandeminë e Covid-19.

Postimi i plotë:

 “Solidariteti është një vlerë kryesore e Bashkimit Evropian. Në vitin 2020 Bashkimit Evropian ka qenë donatori më i madh për Shqipërinë. Ne mbështetëm rimëkëmbjen nga tërmeti dhe forcuam sistemin shqiptar të kujdesit shëndetësor në përballjen me pandeminë COVID19.
Gjithmonë afër shqiptarvë.” 

Të fundit