Flash News

E-TJERA

Sot, 113-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot, 113-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Dita e sotme shënon 113-vjetorin e lindjes së nobelistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu.

Nënë Tereza lindi në Shkup në 26 gusht 1910, kur vendi ishte i pushtuar nga Perandoria Osmane. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Indi, ku i shërbeu fëmijëve dhe njerëzve në nevojë.

Gjatë jetës dhe pas vdekjes, ajo është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme nëpër botë. Në vitin 1962 mori Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay, ndërsa në vitin 1979 Çmimin Nobel për Paqe.

Në 19 tetor 2003, u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës” dhe në 2015-tën, Papa Frençesku e shenjtëroi.

Gonxhe Bojaxhiu u nda nga jeta më 5 shtator të vitit 1997, por bota e kujton për virtytet që përcolli, veprat e bamirësisë, mesazhet universale për kuptimin e jetës dhe marrëdhënieve mes njerëzve.

Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse.

Disa nga çmimet që iu dhanë Nënë Terezës

Çmimi Damian Dutton

1962 – Çmimi Ramon Magsaysay

1973– Çmimi Templeton

1978 – Çmimi Balzan

1979 – Çmimi Nobel për Paqe

1980 – Çmimi Bharat Ratna

1985 – Çmimi Medal of Freedom

1996 – Qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës

Në vitin 2003, Aeroportit të Tiranës, Shqiperi iu dha emri “Nënë Terezës”. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua edhe busti i saj.

Të fundit