Flash News

E-TJERA

Sot, 33 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

Sot, 33 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

Më 20 shkurt të vitit 1991 dhjetëra-mijëra qytetarë u ngritën për të shembur bustin e diktatorit Enver Hoxha, simbol i komunizmit. Regjimi diktatorial ishte duke jetuar ditët e tij të fundit, pasi vendi kishte nisur hapat e parë të pluralizmit.

Rrëzimi i bustit të diktatorit komunist, Enver Hoxha u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.

20 shkurti u caktua dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist, dhe data që i dha fund diktaturës në Shqipëri.

Pamjet e ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

Të fundit