Flash News

E-TJERA

Sot dhe nesër Samiti i “Open Balkan” në Ohër, zbardhet axhenda

Sot dhe nesër Samiti i “Open Balkan” në Ohër,

Samiti i “Ballkanit të Hapur” do të zhvillohet sot dhe nesër në Ohër të Maqedonisë. Të pranishëm do të jenë tre liderët përfaqësues të nismës, kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski si edhe ish-kryeministri Zoran Zaev.

Pjesë e takimeve do të jenë edhe përfaqësues nga Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, megjithëse të dyja vendet kanë deklaruar se do të jenë prezente vetëm si vëzhguese, dhe jo si anëtare të nismës.

Ndërkaq, është zbardhur edhe axhenda e Samitit dy ditor në Ohër. Sot përfaqësuesit e 4 vendeve të Ballkanit do të mbërrijnë në Ohër rreth orës 17:45 dhe më pas do të darkojnë.

Ndërsa nesër hapja e Samitit bëhet në orën 10:00, për të vijuar me rendin e zhvillimeve dh diskutime nga turizmi te kultura, nënshkrimi i marrëveshjeve të përbashkëta dhe konferenca për shtyp.

Deri tani, asnjë nga liderët, përveç Aleksandër Vuçiç, nuk ka bërë një reagim për deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili tha se gjatë takimit të tij në Serbi me presidentin serb, do të konfirmonte edhe mbështetjen e Rusisë për “Ballkanin e Hapur”.

Axhenda:

E martë, 7 qershor

17.45 – Mbërritja në Ohër

18.30 – Darkë pune mes liderëve dhe delegacioneve            

 E mërkurë 8 qershor 

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan” (Vendi: salla Biljana, hotel Metropol)

10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla Biljana)

11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar. 

12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla Biljana)

12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve

 13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

 13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve

 14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit

 15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë

 15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin
             Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.Branko Azeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre

 18.15 – Kthimi për Tiranë

Të fundit