Flash News

E-TJERA

Sot dita e tretë e revoltës, protestës për çmimet i bashkohen studentët e Universitetit të Tiranës

Sot dita e tretë e revoltës, protestës për çmimet i

Studentët e Universitetit të Tiranë kanë njoftuar protestë sot në orën 16:30.

Studentët kanë njoftuar se nisja e protestës do të bëhet para Fakultetit Ekonomik për të vijuar më pas marshimin drejt kryeministrisë.

“Sot, ora 16:30 para Fakultetit Ekonomik bëhet nisja drejt protestës para kryeministrisë. Studentët e FHF, FGHH, FEUT, mblidhemi e nisemi së bashku”, thuhet në njoftim e Këshillit Studentor të FEUT.

Sot dita e tretë e revoltës, protestës për çmimet i

Sot është dita e tretë e protestës e cila do të zhvillohet në orën 17:00 para kryeministrisë. Nesër u njoftua një marshim në orën 11:00 nga Sheshi Skënderbej drejt kryeministrisë.

Vala e protestave u shpërnda dje në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Protesta u shoqërua edhe me shoqërime nga efektivët e policisë, mes tyre edhe dy vajza që protestonin në rrugën "Dëshmorët e Kombit".

 

 

Të fundit