All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Sot Dita e Verës, akset rrugore ku do të devijohet qarkullimi i mjeteve

All - Paragraf - 1

Sot Dita e Verës, akset rrugore ku do të devijohet qarkullimi i

Dita e Verës është një feste që prej vitesh ka krijuar traditën jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe qytete të tjera ku në kuadër të 14 marsit, organizohen aktivitete e festime të ndryshme.

All - Paragraf - 3

Në kuadër të festimeve, në Tiranë do të ketë bllokime në disa akse rrugore.

Konkretisht, do të kufizohet qarkullimi i mjeteve prej orës 07:00 të mëngjesit deri në orën 18:00 në Sheshin “Nënë Tereza” dhë në në segmentet: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga ura e ish Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” dhe gjithë sheshi “Nënë Tereza”; Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzim i Gjykatës së Lartë me dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”; Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me Bulevardi “Bajram Curri “.

Po ashtu, kufizohet edhe qarkullimi i automjeteve në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl “Papa Gjon Pali II”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

Për segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” drejtim i detyruar djathtas.

Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

– Të gjitha linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me drejtim bulevardin “Bajram Curri.

-Linja “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Ëillson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.

Të fundit