Flash News

E-TJERA

Sot e shpalli ‘non grata’, ç’deklaronte Antony Blinken për qeverinë Berisha: Sukses në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Sot e shpalli ‘non grata’, ç’deklaronte Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shpallur ‘non grata’ për të hyrë në SHBA, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha bashkë me familjen e tij.
Përmes një postimi në Twitter, Blinken është shprehur se aktet korruptive të Berishës, minuan demokracinë në Shqipëri.

Megjithatë, nëse kthehemi disa vite pas, kujtojmë se në vitin 2009, Blinken vlerësonte suksesin e qeverisë shqiptare, asokohe e drejtuar nga kryeministri Berisha, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe reformat ekonomike te implementuara.

Nga ana e tij,  Zoti Blinken vlerësoi me nota tejet pozitive zhvillimet në Shqipëri dhe theksoi se ndihej entuziast për rezultatet dhe sukseset e arritura  nga qeveria shqiptare. Ai e vlerësoi procesin e anëtarësimit në  NATO si një moment të madh historik  dhe theksoi se baza kryesore e këtij anëtarësimi janë standardet e arritura nga qeveria shqiptare.

Ai shprehu vlerësimin e lartë për aleancën e madhe të Shqipërisë me SHBA, duke e konsideruar vendin tonë një nga miqtë më të mirë të SHBA-së. Gjithashtu, zoti Blinken vleresoi lartë suksesin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformat ekonomike, etj.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e 6 shkurtit 2009 në faqen e kryeministrisë.

Sot e shpalli ‘non grata’, ç’deklaronte Antony Blinken

Të fundit