Flash News

E-TJERA

Sot mbahet ceremonia e Fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Joan Pelushi

Sot mbahet ceremonia e Fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të

Sot, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, do të zhvillohet ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Joan Pelushi. Kjo ngjarje do të shënojë për herë të parë uljen e një kryepeshkopi shqiptar në fronin më të lartë kishtar të vendit.

Ceremonia do të ndiqet nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, si dhe delegacione nga 13 Kishat Ortodokse të botës. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe kryeministri Edi Rama do të jenë të pranishëm, ndërsa është ftuar edhe kreu i opozitës, Sali Berisha. Greqia do të përfaqësohet nga ministrja për Edukimin dhe Fenë.

Fjalën e parë do ta mbajë Presidenti Bajram Begaj, ndërsa në emër të Sinodit të Shenjtë do të përshëndesë Mitropoliti i Apolonisë, Hirësia e tij, Nikolla. Fjalimi kryesor do të jetë ai i Kryepeshkopit Joan, i cili do të ulet për herë të parë në fronin kryepeshkopal.

Të dielën, Kryepeshkopi Joan do të mbajë shërbesën e tij të parë si kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe pritet të emërojë pasardhësin e tij në Mitropolinë e Korçës.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka ftuar besimtarët të marrin pjesë në këtë ngjarje historike, që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 11:00 në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Të fundit