Flash News

E-TJERA

Sot mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Maqedoni e Veriut, axhenda

Sot mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Maqedoni e Veriut, axhenda

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë sot mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive. Mbledhja do të zhvillohet në Shkup.

Sipas axhendës, rreth orës 10:30 kryeministri Edi Rama do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski. Pas takimit të dy kryeministrave do të hapet dhe zhvillohet mbledhja mes qeverive.

Në orën 13:00 Kovaçevski dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Axhenda e plotë:

E hënë, 14 nëntor 2022 Shkup

10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha nderimet shtetërore-ushtarake

10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)

​11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)

12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave ​

14.10 – Foto e përbashkët

Të fundit