Flash News

E-TJERA

Sot mbahet protesta kombëtare e opozitës, akset që do të bllokohen në mesditë

Sot mbahet protesta kombëtare e opozitës, akset që do të

Partia Demokratike dhe Fronti i Shpëtimit Kombëtar do të mbajnë sot në orën 16.00 protestën kombëtare në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.

Me moton "Shqipëria në rrezik", Partia Demokratike i bën thirrje të rinjve, burrave dhe grave të protestojnë sot, kundër shpopullimit, miliona eurove vjedhje të taksave të tyre, kundër shtypjes së të drejtave ekonomike, mbijetesës, papunësisë, varfërisë, kundër luksit qeveritar përballë skamjes, kundër mbylljes së shkollave dhe mohimit të drejtës për t'u shkolluar.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se do të bllokohen në kryeqytet disa akse rrugore para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit.

“Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova””, njofton policia.

 

 

 

Të fundit