Flash News

E-TJERA

Sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për lehtësimin e masave anti-Covid

Sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për lehtësimin e masave
Foto ilustruese

Ditën e sotme pritet lehtësimi i masave anti-Covid. Kjo u paralajmërua një ditë më parë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit bëri me dije se sot do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të bërë një analizë të situatës dhe për shqyrtuar lehtësimin e kufizimeve në kuadër të pandemisë.

Ende në fuqi mbetet ora policore, e cila nis në orën 22.00 deri në 06.00 të mëngjesit. Maskat po ashtu mbeten të detyrueshme në mjediset publike. Mësimi në universitetet vijon online.

Prej disa javësh shifrat me koronavirus në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm, ndërsa dje nuk u regjistrua asnjë viktimë. Ndërkohë është duke vijuar edhe procesi i vaksinimit masiv për grupmoshat mbi 60-vjeç dhe për grupet e riskut.

Deri më sot në vendin tonë janë bërë mbi 748 mijë vaksinime. Në total Shqipëria ka siguruar rreth 780 mijë vaksina, ndërsa është në pritje të një sasie prej 40 mijë dozash nga Astrazeneca.

 

Të fundit