Flash News

E-TJERA

Sot mblidhet Kuvendi/ Pritet rrëzimi i dekreteve të Metës, diskutohet për ngritjen e 3 Komisioneve Hetimore

Sot mblidhet Kuvendi/ Pritet rrëzimi i dekreteve të Metës,

Në orën 10.00 pritet të nisë seanca plenare e ditës së sotme. Fokusi i diskutimin në Kuvend do të jetë ngritja e Komisioneve Hetimore, kërkesë e Partisë Demokratike.

Kjo e fundit ka kërkuar ngritjen e tre Komisioneve Hetimore. Opozita kërkon hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit (mbylljen e kufijve për emigrantët, punësimet dhe legalizimet në prag të zgjedhjeve, patronazhistët, etj).

Gjithashtu ka depozituar kërkesë në Kuvend për hetimin e dosjeve të inceneratorëve duke i konsideruar korruptive dhe për çështjen 'Becchetti', ku sipërmarrësi italian fitoi në arbitrazh gjyqin kundër shtetit shqiptar për vendimin e mbylljes së biznesit të tij në vendin tonë, duke përfituar edhe një shpërblim mbi 100 milionë eurosh.

Ndërkohë PS ka vendosur të votojë kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për çështjen Becchetti, ndërsa për dy të tjerët do të votojë pro, por do të kërkojë të riformulohet objekti i hetimit. Pritet që në seancën plenare të së enjtes të diskutohet për ngritjen e këtyre komisioneve. 

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha pak ditë më parë se hetimi për çështjen "Bechetti" është kundër interesit Kombëtar. Ditën e sotme në rendin e ditës janë dhe disa dekrete të kthyera nga Presidenti Ilir Meta për rishqyrtim. Mazhoranca me anë të Ballës ka paralajmëruar se do t'i rrëzojë dekretet e Kreut të Shtetit.

Të fundit