Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Sot, e diela e fundit e tetorit shënon edhe orën dimërore ose siç njihet ndryshe ndryshimi i orës.
Në 03:00 të mëngjesit të sotëm, akrepat e orës u kthyen një orë prapa duke kaluar në orën 02:00, duke na dhënë mundësinë të flemë një orë më shumë.
Sipas historisë, kalimi nga ora verore në orën dimërore për herë të parë u vu re në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore dhe deri tani është vendosur në rreth 70 vende.
Kujtojmë se nga viti 2021 vendet e BE-së, secila veç e veç, do të vendosin nëse do të ndjekin praktikën e ndryshimit të orës, apo do të aplikojnë orën sipas kalendarit.
Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 1970 me arsyetimin se me atë zgjatet dita, mundësohet kursimi i energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.