All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Sot nis vaksinimi kundër Covid-19 në Shqipëri/ Dozat e para për mjekët, si do të procedohet

Sot nis vaksinimi kundër Covid-19 në Shqipëri/ Dozat e para
Foto Ilustruese
All - Paragraf - 1

Sot nis vaksinimi kundër Covid-19 në vendin tonë. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama një ditë më parë. Ai ka reaguar sërish përmes një postimi në Facebook, ku thotë se na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e kësaj fushate.

Rama shkruan se sot hyn faza e ofensivës së madhe për largimin përfundimtar të virusit.

All - Paragraf - 3

Të parët që dot marrin vaksinën janë bluzat e bardha, të cilat prej fillimit të pandemisë janë në vijën e parë të rrezikut. Mjediset e stadiumit “Air Albania” janë përshtatur për të realizuar marrjen e vaksinës.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se është parashikuar të vaksinohen 60 persona në orë, për 8-10 orë në ditë, që do të thotë se gjatë gjithë ditës mund të vaksinohen deri në 600 persona.

Deri më tani Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza nga kompania “Pfizer”. Vaksina kundër Covid-19 është falas dhe jo e detyrueshme. 

Të fundit