Flash News

E-TJERA

Sot zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do të vendosë mes 6 kandidaturave

Sot zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së, Mbledhja e

Sot do të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do të zgjedhë zëvendësuesit e Ilir Toskës, Brunilda Kadit dhe Medi Bicit, të cilëve iu mbaron mandati.

Ndërkohë kandidatët që garojnë për t'u bërë pjesë e KLGJ-së janë: Asim Vokshi, Klodian Kurushi, Ridvan Hado, Vjosava Osmanaj, Irena Plaku, Manjola Xhaxho.

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë, pesë i zgjedh Kuvendi, ndërsa gjashtë prej tyre zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili u mblodh për herë të parë në vitin 2018 është përgjegjës për miratimin e standardeve të etikës gjyqësore, emëron gjyqtarët dhe i propozon Presidentit të Republikës, kandidatët për Gjykatën e Lartë.

Të fundit