Flash News

E-TJERA

Spahiu: Dyshoj se PS ka blerë opozitën, zgjedhjet e 25 prillit do të jenë më të kontestuarat

Spahiu: Dyshoj se PS ka blerë opozitën, zgjedhjet e 25 prillit do
Kreshnik Spahiu, marrë nga Top Channel

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe ndikimin e tyre në zgjedhjet e 25 prillit. Ai deklaroi në "Open" se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë më të kontestuarat.

Spahiu tha se PS ka shumë para, ndërsa hodhi dyshime se ka blerë dhe opozitën.

“Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë më të kontestuarat. Kjo sepse fituesja e zgjedhjeve nuk do të ketë më shumë se 51% të votave. Mund të ndodhë që të dalin në balotazh.

Në krahasim me 2017 nuk ka asnjë ndryshim. Përsëri do shkojmë në zgjedhje pa koalicione. PS ka një avantazh që ka 8 vite në pushtet dhe është fryrë me para. Kam dyshime se ka aq shumë para saqë ka blerë dhe opozitën”, tha Spahiu.

Të fundit