Flash News

E-TJERA

SPAK aksion në Kadastrën e Durrësit/ Arrestohen 4 punonjës, kontrolle në banesa

SPAK aksion në Kadastrën e Durrësit/ Arrestohen 4 punonjës,

Prokuroria e Posaçme ka udhëruar një operacion në Kadastrën e Durrësit. SPAK ka lëshuar pesë urdhër-arreste, por deri tani janë shoqëruar katër punonjës.

Gjithashtu është ushtruar kontroll në banesat e shtatë prej punonjësve të Kadastrës. Mes banesave të kontrolluara është dhe ajo e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku.

Ende nuk ka një njoftim nga SPAK-u lidhur me këtë aksion që lidhet me tjetërsimin e pronave. Kujtojmë se sot ëshët arrestuar dhe një inxhinier në Bashkinë e Himarës, pasi dyshohej se kishte falsifikuar dokumenta të tokave në Dhërmi.

Të fundit