Flash News

E-TJERA

SPAK e çoi në gjykatë, Ndreca për BIRN: Çdo e dhënë që del, është shkelje penale

SPAK e çoi në gjykatë, Ndreca për BIRN: Çdo e

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme, pasi dyshohet se favorizuan shkeljen ligjore të arkitektit Gjon Radovani përr të fituar tender me vlerë 34 milionë lekë.

Prokuroria bëri me dije se nga hetimet ka rezultuar se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit bashkëpunuan “në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike”.

Deputeti Ndreca i pyetur nga BIRN, tha se çështja ishte ende nën hetim dhe se çdo publikim i të dhënave, është shkelje penale së cilës ai do t’i përgjigjej.

“Çështja konsiderohet akoma nën hetim dhe çdo e dhënë që del, është shkelje penale ajo e “nxjerrjes së sekretit hetimor”. Unë do mbaj qëndrim atëher kur duhet e si duhet, pa e cënuar procesin hetimor, institucionet dhe pa thyer ligjin,” tha Ndreca përmes një mesazhi të shkruar.

 

Të fundit