Flash News

E-TJERA

SPAK intensifikon hetimet ndaj rrethit të Ballukut, i sekuestrohet telefoni për herë të dytë drejtoreshës së KESH

SPAK intensifikon hetimet ndaj rrethit të Ballukut, i sekuestrohet telefoni

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, ka zhvilluar 34 kontrolle në banesa dhe subjekte tregtare të personave të konsideruar të afërt dhe të besuar të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas gazetares Klodiana Lala, hetimet ndaj Ballukut janë intensifikuar ndjeshëm, ndërsa SPAK pritet të paraqesë në Kuvend prova të reja, në kuadër të një kërkese për autorizim arrestimi.

Në kuadër të veprimeve hetimore, mësohet se për herë të dytë i është sekuestruar telefoni Viola Haxhiademit. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se banesa e saj është kontrolluar, ndërsa janë sekuestruar pajisje elektronike, dokumente dhe materiale të tjera që pritet t’i nënshtrohen analizës.

Aktualisht, Viola Haxhiademi mban postin e drejtoreshës së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), ndërsa më herët ka ushtruar funksione të tjera drejtuese në administratën shtetërore.

SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar mbi rezultatet e kontrolleve, ndërsa hetimet vijojnë.

Të fundit