Flash News

E-TJERA

SPAK kalon për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakut të Pogradecit

SPAK kalon për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakut të Pogradecit

SPAK vendosi të kalojë në gjykim dosjen e ish-kryebashkiakut të Pogradecit Eduart Kapri, i dyshuar për abuzimin me një tender dhe për pengimin e procesit zgjedhor në vitin 2019.

Bashkë me Kaprin në gjykim shkojnë edhe ish-zëvendësi i tij Avdualla Cano, dy ish-zyrtarë të tjerë vendorë dhe dy ish-punonjës të Drejtorisë Arsimore Pogradec.

Të akuzuarit do të përballen me akuzën “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”. Ish-kryebashkiaku Kapri dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano në vitin 2017 kanë favorizuar një kompani në një tender për blerje drush zjarri me fond 9.2 mln lekë.

Të fundit