Flash News

E-TJERA

SPAK kërkoi pushim të hetimeve për ish-kreun e bashkisë Pogradec, gjykata e detyroi të ngrejë akuza

SPAK kërkoi pushim të hetimeve për ish-kreun e bashkisë

Prokuroria e Posaçme dërgoi para tre ditësh në gjyq, ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduard Kaprin dhe dy zyrtarë të tjerë, nën akuzën e "shkeljes së barazisë së tenderave dhe shpërdorim detyre".

Përmes një dokumenti të siguruar nga ABC, rezulton se SPAK ka kërkuar pushim të hetimeve, ndërsa i është kërkuar prokurorisë nga Gjykata e Posaçme të ngrejë akuzat e mësipërme ndaj ish-kreut të bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri.

SPAK kërkoi pushim të hetimeve për ish-kreun e bashkisë

Dy ish-zyrtarët e zyrës arsimore, Safet dhe Gurali Blaceri, akuzohen për shpërdorim detyre pasi më 30 qershor të vitit 2019 kanë penguar zhvillimin e procesit të votimit duke kyçur katër ambientet ku do të zhvillohej ky proces.

Teksa ka paraqitur kërkesën për pushim të hetimeve, SPAK ka paraqitur si argument se fakti penal nuk ekziston. Ndërsa gjykata ka vlerësuar të kundërtën e asaj që deklaron SPAK, duke kërkuar që prokuroria të vijojë me hetimet dhe veprimet e mëtejshme. 

SPAK ngriti akuzat dhe dërgoi çështjen për gjykim, me argumentin se Eduard Kapri dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë shkelur barazinë në tenderin e vitit 2017 për blerjen e druve të zjarrit, me një fond limit prej 9.2 milionë lekësh.

Të fundit