Flash News

E-TJERA

SPAK kërkoi pushimin e çështjes "Dvorani", Meta njofton konferencë për mediat

SPAK kërkoi pushimin e çështjes "Dvorani", Meta

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar konferencë për mediat, pasi SPAK kërkoi pushimin e çështjes "Dvorani". Presidenca ka ftuar gazetarët në konferencën që do të zhvillohet në orën. 17.30.

"Të dashur kolegë gazetarë,

Sot në ora 17:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju fton të gjithëve në një konferencë për mediat, në ambientet e Institucionit të Presidentit."-thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë nesër seancën dhe mbetet për t'u parë nëse do të pranojë ose jo kërkesën e SPAK. Meta e ka paditur ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke e akuzuar për shkelje të rënda të Kushtetutës.

 

Të fundit