Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon 1 vit burg për anëtaren e KPK-së

SPAK kërkon 1 vit burg për anëtaren e KPK-së

SPAK ka kërkuar 1 vit burg me gjykim të shkurtuar, e konvertuar me shërbim prove për 2 vite, për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.

Çiftja akuzohet për mosdeklarim, fshehje dhe falsifikim dokumentesh në formën e përdorimit. Njëherazi, anëtarja e KPK-së akuzohet se falsifikoi 2 kontrata duke mashtruar një bankë dhe ILDKPI me deklarata të rreme pasurie.

Anëtarja e KPK-së akuzohet se ka bërë deklarim të rreme për blerjen e apartamentit të banimit, dy parcelave tokë me sipërfaqe 1450 m2 dhe 3440 m2, si dhe lidhur me qëllim e marrjes së një kredie.

Të fundit