Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon pushimin e çështjes për ‘eskobarin’ shqiptar

SPAK kërkon pushimin e çështjes për
Met Kanani

SPAK ka kërkuar që të pushohet çështja për Met Kananin. Ai cilësohet si 'eskobari' shqiptar dhe ndodhet në burg në Turqi. Gjithashtu kërkoi pushimin e çështjes edhe për tre persona të tjerë, bashkëpunëtorët e tij.

Met Kanini dhe dy anëtarët e grupit kriminal janë dënuar me 30 vite burg secili, ndërsa pasuria iu është sekuestruar nga autoritetet turke. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.

Policia kishte dyshime të forta se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së. Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri.

Të fundit