Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon rikthimin në qeli, GJKKO cakton datën për Alqi Bllakon

SPAK kërkon rikthimin në qeli, GJKKO cakton datën për Alqi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

SPAK kërkon rikthimin e Bllakos në qeli, pasi për ish-deputetin u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si i dënuar për përfshirje në aferën e inceneratorëve.

Kërkesa e SPAK do të shqyrtohet nga GJKKO më 9 nëntor.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar çështjen nr. 180 akti, datë 04.11.2022, në ngarkim të personit nën hetim ish-deputetin Alqi Bllako, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër vendimit nr. 382, datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi caktoi seancën gjyqësore për shqyrtimin e kësaj çështje më 09.11.2022, ora 09:00”, thuhet në njoftim.

Të fundit