Flash News

E-TJERA

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Ilir Beqajn

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Ilir Beqajn

Prokuroria e Posaçme i ka mbyllur hetimet paraprake dhe ka nisur komunikimin e akuzave për dosjen e SASPAC, ndaj Ilir Beqajt dhe të tjerëve lidhur me vjedhjen e fondeve të BE.

Ndaj Ilir Beqajt rëndon akuza e korrupsionit, fshehjes së pasurisë, mashtrimit dhe shkelje e barazisë në tendera.

Ilir Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen nga prokurorja Elida Kaçkini, për abuzimet me fondet e SASPAC.

Komunikimi i akuzave ka nisur dhe për personat e tjerë të përfshirë ndërsa SPAK ende nuk ka dhënë reagim zyrtar.

Të fundit