Flash News

E-TJERA

SPAK nisi hetim për 13 Call Center/ Prokuroria kërkon raport për llogaritë bankare dhe transaksionet

SPAK nisi hetim për 13 Call Center/ Prokuroria kërkon raport për
Foto Ilustruese

Një ditë më parë, SPAK nisi hetimin për 13 kompani Call Center në Tiranë për mashtrimin që dyshohet se iu kanë bërë qytetarëve evropianë, me skema false duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga bankat e nivelit të dytë një raport të detajuar të llogarive dhe transaksioneve të këtyre kompanive gjatë viteve të fundit.

Njëkohësisht Prokuroria i është drejtuar edhe Drejtorisë së Përgjithshme Tatimore për të bërë bilancin e këtyre bizneseve dhe kompanive telefonike që kanë kryer thirrje kundrejt qytetarëve evropianë, kryesisht në Gjermani, Holandë, Itali dhe Francë.

Mësohet se qytetarët mashtroheshin përmes linjave telefonike dhe rrjeteve sociale me pretendimin se paratë e tyre mund t’i investonin në bursë.  Dëmi ekonomik që iu është shkaktuar shtetasve të huaj nga kompanitë shqiptare, rezulton të arrijë deri në mbi 1 mijë euro për person.

Aktualisht hetimi i 13 kompanive Call Center po mbahet i fshehtë dhe nuk është bërë i ditur as identiteti dhe as detaje të tjera nga gjetjet e deritanishme.

Të fundit