Flash News

E-TJERA

SPAK përfundon hetimet paraprake për Enkeleida Hoxhën dhe të pandehurit e tjerë

SPAK përfundon hetimet paraprake për Enkeleida Hoxhën dhe të

SPAK ka përfunduar hetimet paraprake për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha dhe të pandehurit e tjerë.

SPAK e akuzon Hoxhën se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Ish-zyrtarët e tjerë të Gjykatës së Krujës si Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Bledar Petani, Sajmir Petani, Altin Skëndaj akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, ndërsa Gazmir dhe GentjanNezaj për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Hoxha është duke vuajtur dënimin me burg, pasi kërkesat e saj për zbutje të masës së sigurisë janë refuzuar. Ajo u arrestua me urdhër të SPAK-ut dhe akuzohet se kishte marrë para për të liruar nga qelitë persona të njohur të botës së krimit.

 

Të fundit