Flash News

E-TJERA

SPAK përfundon hetimet për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

SPAK përfundon hetimet për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

SPAK ka përfunduar hetimet për atentatin e bërë ndaj prokurorit, Arjan Ndoja në Shkozet të Durrësit në nëntor të 2019.

Pas përfundimit të hetimeve janë marrë si të pandehuar Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, ky i fundit në rolin e bashkëpunëtorit.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për personin e tretë që u shfaq në video me Redjan Rrajën duke u larguar nga vendi ku braktisën makinën tip BMË në Shkafan të Ishmit.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të 2019, ku mbeti i vdekur shoferi i prokurorit Ndoja, Andi Maloku dhe shpëtuan Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremi apo i njohur Rrumi i Shijakut.

Të fundit