Flash News

E-TJERA

3 muaj para 11 majit, SPAK publikon strategjinë kundër krimeve zgjedhore

3 muaj para 11 majit, SPAK publikon strategjinë kundër krimeve

Prokuroria e Posaçme ka bërë publike “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”.

Kjo strategji do të mbështetet në: 

•Verifikimin në terren të indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.

•Verifikimin e raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme.

•Monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.

•Bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit, organizmat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore, etj.

"Kjo strategji synon të parandalojë ndikimin e krimit të organizuar në integritetin e procesit zgjedhor, përmes masave konkrete dhe përdorimit sa më efektiv të teknikave të posaçme hetimore", thuhet në njoftim. 

Sipas SPAK, qëllimi nëpërmjet kësaj Strategjie është parandalimi dhe hetimi i veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, përmes kryerjes së hetimit të veprave penale në mënyrë të plotë, në kohë të arsyeshme dhe me transparencë, në funksion kjo edhe të parandalimit të kryerjes së këtyre veprave penale.
Me këtë njoftim, Prokuroria e Posaçme i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi që të mos survejoheshin partitë politike në zgjedhje.

Objektivat
Objektivat për përmbushjen e synimit të kësaj Strategjie janë:
1. Identifikimi sa më i shpejtë i indicieve mbi mundësitë e kryerjes së veprave penale
dhe shkeljeve ligjore në kuadër të zgjedhjeve që mund të ndikojnë në integritetin
e procesit zgjedhor.
2. Identifikimi dhe parandalimi i ndikimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit të
funksionarëve shtetërorë dhe subjekteve private në procesin zgjedhor për të
siguruar një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor për Kuvendin 2025.
3. Përmirësimi i kapaciteteve hetimore të Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe
ndjekur rastet e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve në mënyrë efektive.
4. Ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut mbi rëndësinë e bashkëpunimit me
institucionet hetimore dhe rolin e tyre ndërveprues në parandalimin e krimit
zgjedhor.
5. Rritja e efektivitetit të bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet publike,
shoqërinë civile, median dhe çdo subjekt privat për të parandaluar veprat penale
në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025.
6. Parandalimi i ndikimit të jashtëm dhe manipulimit të procesit zgjedhor përmes
monitorimit në kohë reale dhe ndërhyrjes së shpejtë në rastet e dyshimta të
shkeljes së ligjit.
7. Kryerja e hetimeve profesionale dhe të shpejta për subjektet që kryejnë shkelje
zgjedhore, duke dërguar një mesazh të qartë se krimi zgjedhor do të ndiqet dhe
ndëshkohet.

Kliko linkun

Të fundit