Flash News

E-TJERA

SPAK reagon për arrestimin e Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit, zbardh akuzat

SPAK reagon për arrestimin e Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit,

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar me një njoftim zyrtar ku shpjegon arsyet e arrestimit të Safet Bajrit.

Siaps SPAK, ai së bashku me Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin, dyshohen për vrasjen e Fatbardh Licit, i afërm i Ibrahim Licit.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 112 të vitit 2019, ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues.

Gjykata e Posaçme, me vendimin nr. 12, datë 17.02.2025, ka vendosur:

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg“, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim Behar Bajri, Aastmer Bilali dhe Safet Rustemi Bajri., të dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit – atë të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës F.L.; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në Shkodër në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se personat nën hetim – Behar Bajri, Aastmer Bilali. dhe Safet Rustemi Bajri. – kanë planifikuar, organizuar dhe kanë ekzekutuar më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici, i afërm i shtetasit Ibrahim Lici. Motivi i vrasjes dyshohet se lidhet, ndër të tjera, me akuzat që shtetasi Behar Bajri i ka bërë Ibrahimi Licit për vrasjen e të njohurit të tij, Boran Bërcana.

Më datë 21.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurisë për personat nën hetim B.B., A.B. dhe S.R.

Prokuroria e Posaçme falënderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

Të fundit