Flash News

E-TJERA

SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën

SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-prokurorin Adriatik Llalla.

Një ditë më parë Policia e Tiranës i ktheu përgjigje SPAK-ut përmes një shkrese ku informonte se Adriatik Llalla nuk ishte gjendur në Shqipëri.

Nga verifikimet e policisë, rezulton se ish-prokurori është larguar jashtë vendit vetëm disa ditë para shpalljes së vendimit nga gjykata.

Adriatik Llalla u dënua me dy vite burgim nën akuzat “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë.

 

 

Të fundit