Flash News

E-TJERA

SPAK i jep tjetër “goditje” Alqi Bllakos

SPAK i jep tjetër “goditje” Alqi Bllakos

SPAK i ka dhënë një tjetër “goditje” ish-deputetit socialist Alqi Ballako, i cili ndodhet në burg, pasi dyshohet se ka përfituar rreth 150 milionë lekë të vjetra nga afera e inceneratorëve.

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim pasuror ndaj ish-deputetit. Përveç sekuestrimit të apartamentit në pronësi të babait të Bllakos, që kushtonte sa paratë që dyshohet se ai i ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga inceneratori i Fierit, SPAK ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të ketë ish-deputeti.

Gjithashtu shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos është dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave. Hetim pasuror është duke u kryer edhe për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka. Edhe ky i fundit ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve.

 

Të fundit