Flash News

E-TJERA

SPAK urdhër arrest për kunatin e Lulzim Berishës dhe rivalin e Ervis Martinajt

SPAK urdhër arrest për kunatin e Lulzim Berishës dhe rivalin e

Janë zbuluar të tjerë persona për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arreste.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se urdhër arreste janë lëshuar për Plarent Dervishaj dhe Indrit Doklen

Plarent Dervishaj, anëtari i bandës së Durrësit. Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit.

Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai, por u la i lirë, pas shpalljes së tij në kërkim pas rrëfimit të dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut. Në këtë vrasje, Reçi ka treguar se e ka kryer së bashku me Indrit Taullaun dhe Plaurent Dervishajn. Ndërsa sipas Luftar Reçit, Lulzim Berisha ishte njeriu që i kishte propozuar vrasjen e ish-mikut të tij Saliu, në këmbim të vrasjes së hasmëve të Luftar Reçit

Të fundit