Flash News

E-TJERA

SPAK vendos zyrtarisht nën hetim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci

SPAK vendos zyrtarisht nën hetim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçm. Ky i fundit dyshohet për veprën penale të korrupsionit gjatë pozicioneve të mëparshme.

Nga të dhënat e deritanishme, Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës. 

Kujtojmë se të premten, Beci u paraqit në SPAK ku dha deklarimet e tij për rreth tre orë. Pas daljes, ai u pyet nga gazetarët, por heshti dhe tha se “nuk kam asnjë koment”.

Beci u shpall fitues në zgjedhjet e 14 Majit përballë rivalit demokrat Bardh Spahia duke u bërë i pari përfaqësues i PS që ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi në 32 vitet e fundit Shkodra drejtohej nga kryebashkiakë demokratë.

Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e Drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.  Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare. 

Të fundit