Flash News

E-TJERA

SPAK zbardhi vrasjen e bujshme të para 15 viteve, gazetarja tregon si e ka njohur Vajdin Lamen: Sot do festonte ditëlindjen e 51-të

SPAK zbardhi vrasjen e bujshme të para 15 viteve, gazetarja tregon si e ka
Vajdin Lamaj

SPAK ka zbardhur dy atentate mafioze te ndodhura 15 vite më parë, duke vënë nën akuzë personazhe të njohur të botës së krimit. Ngjarja më e bujshme ishte vrasja me tritol në ashensorin e pallatit ku banonte biznesmeni Vajdin Lame dhe të Artan Arsit, ndërsa si organizatorë dhe ekzekutorë, SPAK akuzon Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën, Plarent Dervishin, Indrit Taullain, Viktor Ymerin, Luftar Reçin dhe Indrit Rusin.

Gazetarja Klodiana Lala e ‘News 24’ tregon në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV se si e ka njohur dhe se sot, ditën kur u zbardh edhe vrasja e tij do të festonte ditëlindjen e 51-të.

“Unë e kam njohur Vajdin Lamen në momentin kur kam nisur punën si gazetare. Jam takuar me të në ditët e para të karrierës bashkë me një mikun e përbashkët. Sonte ai do festonte ditëlindjen e 51-të,” tha Lala.

Kush kush ishte Vajdin Lamaj dhe si ekzekutua?

Lamaj, në atë kohë Presidenti i Federatës se Boksit dhe Zv/president i "TOP Albania Radios u vra si pasojë e një atentati me eksploziv në pallatin ku banonte, pranë stadiumit "Qemal Stafa".

Për shkak të shpërthimit humbi jetën edhe miku i tij, Artan Arsi, i cili ndodhej me të në momentin e shpërthimit të telekomanduar në ashensor.

Lamaj i kishte shpëtuar para disa muaj para ngjarjes edhe një tjetër atentati me arme në qendër të Tiranës, ku mbeten të plagosur dy persona.

Ne 15 tetor të vitit 2004, Lamaj u shpëtoi plumbave ndërsa dilte nga një emision televiziv i ftuar në një nga televizionet e kryeqytetit.

Vajdin Lamaj ka patur një karrierë të pasur në strukturat e policisë, duke patur edhe pozita drejtuese. Për disa vite ai drejtoi edhe Federatën Shqiptare të Boksit, ndërsa në rini ishte sportist në sportin e mundjes.

Sot një komunitet prej 9 mijë banorësh në njësinë administrative Domje, ka gjimnazin e vet me emrin “Vajdin Lamaj”, pasi kishte kontribuar në restaurimin e godinës.

Të fundit