Flash News

E-TJERA

Spanja ndalet në barazim edhe me Poloninë

Spanja ndalet në barazim edhe me Poloninë

Pas barazimit me Suedinë, Spanja ka marrë një pikë edhe në përballjen me Poloninë në kuadër të grupit E në Euro 2020.

Spanjollët barazuan 1:1 në një ndeshje ku humbën raste të shumta. Spanja kaloi në epërsi në minutën e 25-të përmes Alvaro Morata, ndërsa Robert Lewandowski realizoi golin e barazimit në minutën e 54-të për Poloninë

Katër minuta më vonë, Gerard Moreni humbi mundësinë e artë për ta kaluar Spanjën në avantazh, duke dështuar nga penalltia.

Spanja pas dy ndeshjesh ka vetëm dy pikë në vendin e tretë, ndërsa Polonia një në vendin e fundit. Suedia me katër pikë mban vendin e parë, ndërsa Sllovakia një pozicion më poshtë ka tre pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Suedia e kualifikuar luan me Poloninë, kurse Spanja me Sllovakinë.

Të fundit