Flash News

E-TJERA

Specialistja e Shëndetit Publik humb jetën nga COVID-19

Specialistja e Shëndetit Publik humb jetën nga COVID-19
Mimoza Toska Zoraqi

Specialistja e promocionit të Shëndetit Publik në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi, është ndarë nga jeta pasi humbi betejën me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, teksa u shpreh ngushëllime familjarëve.

Postimi i plotë:

Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.

Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes.

U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!

 

Të fundit