Flash News

E-TJERA

Spektakël fishekzjarrësh dhe festë, Vlora çel sezonin turistik

Spektakël fishekzjarrësh dhe festë, Vlora çel sezonin

Në një atmosferë festive ku nuk kanë munguar spektakël fishekzjarrësh, kulinari, koncert festiv, Vlora uron për një sezon të mbarë.

Çelja e sezonit është bërë në zonën e Lungomares ndërsa gjatë gjithë kësaj jave në Vlore ka patur një sërë aktivitetesh.

Në çeljen e sezonit edhe panair kulinarie me produktet tradicionale, polifoni e valle dhe këngë qytetare vlonjate për të kulmuar edhe me koncertin e madh festiv.

Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha ka uruar për një sezon të mbarë duke e quajtur Vlorën destinacionin kryesor te turizmit.

 

“E duam Vlorën në festë në 12 muajt e vitit. Ky është misionin ynë. Dua të falënderoj të gjitha ata që kanë punuar 24 orë, kolegët e bashkisë, i gjithë stafi i bashkisë. Ta gëzojmë sezonin veror dhe të kemi të gjithë të lumtur së bashku”, theksoi ai.

Të fundit