Flash News

E-TJERA

Sportisti shqiptar ndërron jetë në moshën 24-vjeçare

Sportisti shqiptar ndërron jetë në moshën 24-vjeçare

Rekordmeni shqiptar i notit, Klavio Meça, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, duke tronditur kështu botën e sportit dhe gjithë miqtë e familjarët e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut nga Fushë-Kruja por deri tani dyshohet se ka ndodhur për shkak të një ataku kardiak.

Meça mbante rekordin kombëtar në 400 m stil i lirë (4’04”03), të vendosur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë.

“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe… Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive. KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…” - thuhet në njoftimin e KOKSH.

Sportisti shqiptar ndërron jetë në moshën 24-vjeçare

Të fundit