Flash News

E-TJERA

Sqaron Idrizi: Përnaska s’është kandidate e PDIU, e ndihmuam vetëm të regjistrohej

Sqaron Idrizi: Përnaska s’është kandidate e PDIU, e

Lajla Përnaska kandidon për Bashkinë e Tiranës në 14 maj me logon e PDIU (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet), por sipas kreut të kësaj force politike, Shpëtim Idrizi ajo nuk është kandidatja e tyre.

I ftuar në emisionin "Kontrast", Idrizi tha se Përnaskës i kanë ofruar të gjitha mundësitë që të regjistrohet e të garojë për Bashkinë e Tiranës.

Vij nga një njohje e gjatë si komshie dhe politikë, kemi bashkëpunuar në Këshillin e Europës, është një politikane e formuar, e cila donte të bëhej pjesë e kësaj gare. Ishte një iniciativë e saj dhe pranova që ta mbështesnim për regjistrimin, edhe fushatën ajo e ka bërë vetë, jo me strukturat tona.

Nëse ne do shohim sot ne kemi 2 kryesorët që po i drejtohen njëri tjetrit dhe shumë pak elektoratit. Ndërkohë fushata ka sjellë që blloqet me militantët të bëhen bllok, e thënë kështu duket sikur nuk ka garë se militantët do votojnë sipas partisë, pjesa gri që është shumë e vëmendshme te programet të jetë pasive dhe do e shohim edhe në pjesëmarrje në votime. Është shumë mirë kështu që të futen sa më shumë aktor, dhamë mundësi që të jetë një zë ndryshe,"-shpjegoi Idrizi.

 

Të fundit