Flash News

E-TJERA

Sterilizimi/ Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Sterilizimi/ Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Beqaj u mor zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit. M 18 mars, Beqajt iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës.

Përveç Beqajt, SPAK ka marrë të pandehur për sterilizimin edhe 8 persona të tjerë.

Pas komunikimit të akuzës, Beqaj fajësoi SPAK-un duke thënë se nuk arriti të hetojë se sterilizimi, sipas tij, i ka kursyer shqiptarëve kohën e qëndrimit në spital.

"U komunikua përfundimi i hetimeve dhe marrja si të pandehur për shpërdorim detyre. Në 50 muaj nuk ia doli të hetojë 2 elementë kryesorë që ka një proces sterilizimi, në uljen e ditëqëndrimi që ka një pacient  në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikëve në spital, nëse do të kishin bërë këtë vlerësim, atëherë konvertimi i këtyre kursimeve në para do ta nxjerrë një proces në përfitim për xhepat e qytetarëve. Nuk mori mundimin të hetojë se pse nga prilli 2010 deri në shtator 2023 centrali i sterilizimit i blerë u mbajt në qese ndërkohë që ISHP kërkoi mbylljen e sallës së kirurgjisë", deklaroi Beqaj.

Të fundit