Flash News

E-TJERA

“Sterilizimi”/ Ilir Beqaj sërish në SPAK

“Sterilizimi”/ Ilir Beqaj sërish në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Beqaj, është zyrtarisht i pandehur për dosjen e ‘sterilizimit’.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Sipas akuzës, Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin. Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Pak ditë më parë ishte parashikuar të mbahej dhe seanca për Beqajn por u shty për në datën 3 Qershor. Shkak u bë mos marrja e të gjitha materialeve për të pandehurit, si dhe pala mbrojtëse kërkoi kërkuar kohë që të njihet me aktet.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un që t’u vërë në dispozicion 9 të pandehurve fashikujt në mënyre elektronike pa pagesë të dosjes së koncesionit të “Sterilizimit”. Vendimi u dha nga gjyqtarja Flojera Davidhi për shkak se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj refuzoi të kryente pagesën prej 10 milionë lekësh

Të fundit