Flash News

E-TJERA

Stërvitja më e madhe në Ballkan, Meta pas takimit me Kim, Ramën e Bashën: Përfshin 31 mijë trupa ushtarakë

Stërvitja më e madhe në Ballkan, Meta pas takimit me Kim,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një status në rrjetet sociale pas mbledhjes së Zyrtarëve të Lartë të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar mbi masat përgatitore në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes me trupa, të koduar ”Defender Europe 21/DE21”, e planifikuar për t’u zhvilluar në rajonin tonë, përfshirë Shqipërinë, nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021.

Në takimin ku prezent ishte edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha, presidenti zbardh detaje nga stërvitja më e madhe në Ballkan.

Sipas tij, kjo stërvitje, përfshin pjesëmarrjen e rreth 31 mijë trupave ushtarake, 17 mijë nga të cilat amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende aleate.

Kënaqësi të prisja sot në një takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, për të diskutuar së bashku lidhur me stërvitjen ushtarake të koduar “Defender Europe 21”.

E drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë, kjo stërvitje, përfshin pjesëmarrjen e rreth 31 mijë trupave ushtarake, 17 mijë nga të cilat amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende aleate.

NATO është një aleancë e madhe dhe shumë e rëndësishme për Ballkanin. Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni europian i shqiptarëve”, shkruan Meta.

Të fundit