Flash News

E-TJERA

Stoltenberg pas takimit me Ramën: Ballkani Perëndimor është me rëndësi strategjike për NATO-n

Stoltenberg pas takimit me Ramën: Ballkani Perëndimor është

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përgëzuar rolin e Shqipërisë si anëtare e aleancës. Ai tha se Ballkani Perëndimor është me rëndësi strategjike për aleancën.

Sipas tij, zgjerimi i NATO-s me Suedinë dhe Finlandën është një zhvillim i rëndësishëm, ndërsa komentoi edhe miratimin e protokolleve të pranimit nga ana e Shqipërisë.

Stoltenberg mirëpriti ndihmën e dhënë për Ukrainën dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë për paqe në Rajon.

“Shqipëria kontribuon në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Letoni dhe Bullgari. Ju kontribuoni në misionin e KFOR-it për NATO-n. Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për NATO-n. Ne vlerësojmë angazhimin e Shqipërisë për të nxitur stabilitet dhe bashkëpunim në Rajon.

Në Samitin e NATO-s në Madrid ne morëm vendime me efekte mjaft thelbësore për të transformuar aleancën. Ne ramë dakord që të ftojmë Finlandën dhe Suedinë që të anëtarësohen në NATO dhe përgëzoj Shqipërinë për rastifikimin e shpejtë të protokolleve të pranimit.

Kjo dëshmon se dera e NATO-s mbetet e hapur, që do të thotë përkrahim çdo vend që të zgjedhë rrugëtimin e vet. Ne po ofrojmë nivele të pashembullta mbështetjeje dhe kjo do të vazhdojë edhe në afat të gjatë. Unë mirëpres anagazhimin tuaj për ndihmë humanitare. Gjithashtu vizita juaj në Ukrainë ishte një dëshmi solidariteti”, tha Stoltenberg.

Të fundit