Flash News

E-TJERA

‘Strehë’ prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armendia, procedohen 3 shqiptarë

‘Strehë’ prostitucioni në Durrës, arrestohet

Është goditur një strehë prostitucioni në Durrës. Policia ka arrestuar një shtetase nga Armenia, 52 vjeçe, e cila dyshohet se është organizatorja e aktivitetit.

Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 3 shqiptarë. Gjatë operacionit është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëses pasi shtetaset e huaja që ndodheshin brenda ambientit nuk hapnin dyert.

“Si rezultat i operacionit, në zonën e Vollgës, Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasja L. H., 52 vjeçe, lindur dhe banuese në Armeni, e dyshuar si organizatore e këtij rasti të shfrytëzimit për prostitucion, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Gjithashtu, gjatë operacionit u procedua penalisht një 22-vjeçare nga Peruja, si dhe tre shtetas nga qarku Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira dy apartamente, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit”, njofton policia.

 

Të fundit