Flash News

E-TJERA

Studentët e mjekësisë kërkesë Nikollës: Na pranoni në komisionet ku diskutohet fati ynë

Studentët e mjekësisë kërkesë Nikollës: Na pranoni

Studentët e mjekësisë të cilët prej javësh tashmë po protestojnë kundër punësimit me detyrim nga qeveria i kanë kërkuar kryetares ë Kuvendit,Lindita Nikolla që të marrin pjesë në komisionet ku do të diskutohet edhe projektligji , “për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë".

Kërkesa e plotë:

Drejtuar: Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Znj.Lindita Nikolla

E nderuar Znj.Lindita Nikolla.

Ne, studentët e mjekësisë kemi bërë kërkesa të njëpasnjëshme për pjesëmarrje në komisionet përkatëse, në lidhje me projektligjin:

PROJEKTLIGJ "PËR TRAJTIMIN E VEÇANTË TË STUDENTËVE QË NDJEKIN PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MJEKËSI E PËRGJITHSHME” NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË".

Deri tani nuk jemi pranuar në asnjë komision përvec atij të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Ju rikujtojmë që sot ky projektligj shqyrtohet në Komisionin për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Ne si grup interesi kemi të drejtën ligjore që të jemi të pranishëm dhe të dëgjohemi në Komisionet përkatëse. Ju lutemi si kryetarja e Kuvendit të mundësoni pjesëmarrjen tonë.

Me Respekt: Dea Guri Eliot Sulçaj Mikel Seferi Arbëri Shehu Zino Veleshnja

 

Studentët e mjekësisë kërkesë Nikollës: Na pranoni

Të fundit